Site icon Telegrafi

Carovska: Me ligj garantojmë rritjen e pensioneve

Ndaj akuzave nga OBRM-PDUKM se me ndryshimet ligjore të muajit të kaluar pensionistët janë dëmtuar dhe do të kenë pensione më të ulëta për shkak se është ulur koeficienti nga 1.61 në 1.54 për vitin 2019, dhe 1.47 për vitin 2020, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska në seancën për pyetje të deputetëve tha se pensionet do të rriten sipas ligjit.

Tani partia opozitare, tha Carovska, jo vetëm që ka manipuluar me 300.000 qytetarë, por ka dëmtuar më shumë se 570.000 të punësuar, pensionistë të ardhshëm dhe ka krijuar birrë të madhe në fondin pensional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë qytetarët paguajnë për politikat e juaja joreale dhe të dëmshme në sistemin pensional që ka shkuar në rënie të vazhdueshme”, tha Carovska duke shtuar se dhjetor të vitit 2016 pensioni mesatar ka qenë 13.754 denarë ndërsa në dhjetor të vitit 2018 14.445 denarë.

Sipas Carovskës me ligj qëndron rritja shtesë e pensioneve nëse ekonomia shënon rritje gjatë këtij viti, përkatësisht nëse rritja ekonomike për secilin vit është më e madhe se 4% nga BVP.

“Kjo do të thotë se më në fund garantojmë rritjen e pensioneve me ligj, pavarësisht vullnetit politik dhe pavarësisht zgjedhjeve në shtetin tonë”, tha mes tjerash ministrja Carovska./Telegrafi/

Exit mobile version