Site icon Telegrafi

Carovska-Klein: Kemi mundësuar kushte për punësim më të lehtë

Reformat aktuale në sistemet për mbrojtje sociale, rehabilitimi profesional të personave me aftësi të kufizuara, punësimi i të rinjve, zhvillimi demografik dhe kujdesi ishin pjesë e temave gjatë takimit bilateral në Shkup të ministreshave për Punë dhe Politikë Sociale të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, Hartinger Klein dhe Mila Carovska.

Në takim, siç u njoftojnë nga MPPS-së, Klein dhe Carovska diskutuan për mundësitë për bashkëpunim midis dy vendeve dhe realizimin e proceseve të përbashkëta reformuese.

“Ne kemi përgatitur një paketë zgjidhjesh ligjore që transformojnë të gjithë shoqërinë dhe të cilat duhet të zvogëlojnë varfërinë nëpërmjet aktivizimit në tregun e punës të personave me rrezik social. Këto reforma ligjore janë aktualisht në procedurë kuvendore. Në periudhën e kaluar, gjithashtu ishim i vetmi vend që nuk është anëtare i BE-së dhe zbatoi Garancinë për të rinjtë. Kjo masë është pjesë e planit operacional për punësim edhe këtë vit, sepse zbatimi i saj vitin e kaluar dha rezultate të shkëlqyera”, tha Carovska./Telegrafi/

Exit mobile version