Site icon Telegrafi

Carovska: Kemi ulur numrin e papunësisë së të rinjve prej 48 në 35 përqind

Që nga ardhja në pushtet kemi gjetur një neglizhencë të plotë të të rinjve dhe një mospërputhje në tregun e punës me nevojat, kërkesën dhe ofertën, veçanërisht me nevojat e rinisë. Ne kemi marrë përgjegjësi dhe po ndryshojmë gjërat, tha nënkryetari i LSDM-së Mila Carovska në panelin e sotëm me temë “Agjenda të rinjtë 20-24”.

“Në vetëm 2.5 vjet kemi arritur të ulim papunësinë e të rinjve prej 48% në 35%. Ne nuk mendojmë se është e mjaftueshme, natyrisht, por masat që kemi marrë janë duke dhënë rezultate dhe kjo është e dukshme.

Si një politikane e re mund të them që kur krijojnë politika rinore ata duhet të japin rezultate jo vetëm në moment por për 10-15 vitet e ardhshme.

“Papunësia e të rinjve ishte 48.2%. Ajo na motivoi për të krijuar dhe zbatuar politika konkrete dhe të vërteta të rinisë. Për dy vjet e gjysmë kemi ulur papunësinë e të rinjve prej 48.2 përqind në 35.3 përqind, që është dëshmi se politikat rinore të LSDM-së janë në rrugën e duhur dhe ato po japin rezultate. Ne nuk po themi se jemi të kënaqur por kjo është mënyra e duhur, këto janë masat e duhura dhe ne do të vazhdojmë tutje”, tha Carovska./Telegrafi/

Exit mobile version