Site icon Telegrafi

Carovska: Ende nuk dihet se si do të zhvillohet viti i ardhshëm shkollor

Ende nuk dihet, nëse viti i ri shkollor 2021/2022 do t’i gjejë të gjithë nxënësit në bankat shkollor.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska të gjitha informacionet që qarkullojnë në lidhje me modelin e zhvillimit të viti të ardhshëm shkollor, i quan spekulime, pasi siç thotë, ende nuk ka informacion zyrtar.

“Çdo informacion që nuk është i vërtetuar apo nuk është përfundimtar, është spekulim. Ministrat nuk spekulojnë. Në momentin kur do të kemi informacion përfundimtar dhe zyrtar, për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor, publiku do të njoftohet me kohë”, tha Carovska në Koçan.

Përndryshe, dje në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar viti shkollor në arsimin fillor. Ndërsa sot maturantët janë testuar në provimin e dytë ekstern.

Exit mobile version