Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot është takuar me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Manastirut.
Në këtë takim është diskutuar për procesin mësimor me prani fizike në kushte të pandemisë, për reformat në arsimin e mesëm, si dhe për procesin e avancimit të arsimit të mesëm profesional.
Pas këtij takimi, Carovska tha se e ndjekin me vëmendje zhvillimin e procesit arsimor, i cili ka nisur me prezencë fizike.
“Përpara nesh është një vit shkollor të cilin për gëzimin më të madh të nxënësve e filluam me prezencë fizike, por edhe një vit në të cilin zbatojmë kurrikula krejtësisht të reja në klasën e parë dhe të katërt. Deri më tani, i gjithë ky proces po shkon sipas planit dhe dinamikës së planifikuar, për të cilin jeni meritorë ju, drejtorët dhe vetëqeverisjet vendore, të cilët keni punuar shumë për të përgatitur shkollat në kohë dhe për të siguruar kushtet e nevojshme në mënyrë që të keni një viti shkollor i suksesshëm”.
“Gjithashtu do të doja të falënderoja mësuesit që kanë kaluar trajnimin e nevojshëm dhe tashmë janë duke u përshtatur me konceptin e ri. Gjithashtu, ne të gjithë së bashku vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën me Kovid në shkolla, e cila është e qëndrueshme tani për tani dhe besoj se me respektimin e vazhdueshëm të masave, shkollat do të qëndrojnë të sigurta dhe të hapura për nxënësit për aq kohë sa të jetë e mundur”, tha Carovska.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit të marra nga shkollat, në baza ditore numri i nxënësve të infektuar lëvizë prej 0.01 deri 0.03 përqind, nga gjithsej 240 mijë nxënës./Telegrafi/