Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe ministri i Vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski presin konstruktivitet nga ministrat opozitarë që do të emërohen në Qeverinë teknike.
“Maqedonia duhet të dëshmojë vlera të ndryshme, dialog të ndryshëm dhe mënyrë për debat konstruktiv për çdo çështje. Për disa çështje mund të kemi pajtime apo mospajtime, por e gjithë kjo duhet të shkojë përmes argumenteve dhe diskutimeve të përbashkëta”, thotë Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Vetëqeverisjes lokale, Milevska thotë se Qeveria teknike ka për detyrë të mundësojë zbatim të zgjedhje korrekte dhe demokratike.
“E pamë më herët si punoi Qeveria, ndoshta do të kenë disa vërejtje, ankesa në opinion por mendoj se Qeveria do të përfundojë detyrën që ka që të organizojë zgjedhje fer dhe demokratike”, tha Milevski./Telegrafi/