Telegrafi

Carovska demanton akuzat e OBRM-PDUKM për çështjen e refugjatëve (Video)

Ministresha për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, shprehet se opozita po mundohet të bëjë përhapje frike dhe panike në lidhje me Strategjinë për integrim të refugjatëve dhe të huajve 2017-2027, e cila është vazhdim i strategjisë 2009-2015, me titull të njejtë, strategji të cilën e ka miratuar vetë OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nuk do të ndërtohen banesa për refugjatë dhe migrantë, as që janë ndarë mjete buxhetore për diçka të tillë. Maqedonia nuk është shtet tërheqës për refugjatët. Opozita vetëm mundohet të përhapë frikë te qytetarët’, tha Carovska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ajo ceku se për dallim gjatë viteve 2015-2016 kur pikërisht OBRM-PDUKM ishte në qeverisje në Maqedoni ka pasur 1.600 refugjatë, ndërsa tani nuk ka më shumë se 60 refugjatë në dy qendrat tranzite dhe qendrën për azil./Telegrafi/