Telegrafi

Carovska: Çerdhet e fëmijëve ndikojnë në rritjen e punësimit të femrave në Maqedoni

Në komunat ku ka çerdhe për fëmijë, punojnë shtatë femra e 10 meshkuj, ndërsa në komunat ku nuk ka çerdhe, numri i të punësuarve është katër femra dhe 10 meshkuj.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikave Sociale, gjatë prezantimit të Indeksit të barazisë gjinore në komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hulumtimi u përgadit nga OJQ Reaktor, në bashkëpunim me USAID-in.

Carovska thotë se këto të dhëna e gëzojnë dhe i japin energji që të hapen çerdhe të reja në mjediset rurale dhe komunat ku nuk ka çerdhe për fëmijë.

Ajo theksoi se synohet që deri në fund të vitit të hapen 24 çerdhe të reja, 11 nga të cilat tashmë janë hapur.

Përndryshe, në hulumtim u përfshinë të gjitha 81 komunat, kurse u përdorën dhe analizuan të dhënat në sferën e dallimit gjinorë, kushtet e duhura, si edhe komuna përgjegjëse gjinore./Telegrafi/