“Paralajmërimi për bojkot ose shkelja e protokolleve në shkolla, është mënyrë destruktive për tejkalimin e krizës në shtetin tonë. Çdo njëri prej nesh është përgjegjës për shëndetin publik. Nëse dikush në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të vetëdijshme e rrezikon shëndetin e tjetrit, atëherë kemi shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës”.
Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, në lidhje me bojkotimin procesit arsimor, të paralajmëruar nga nxënësit e disa shkollave. Ajo ju bëri thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve të jenë konstruktiv në lidhje me pandeminë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tani prioritet është të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë. Nëse situata ndryshon për të mirë, atëherë askush nuk do të jetë kundër hapjes së shkollave”, tha Carovska.
Në lidhje me problemet me platformën për mësim nga distanca, ajo tah se në të gjitha mjediset rurale është siguruar mësim me prezencë fizike./Telegrafi/