Telegrafi

Carovska: Bashkëpunim të nivelit lokal dhe pushtetit qendror për përmirësimin e statusit të romëve

Me ftesë të drejtoreshës për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, merrë pjesë në “Java e Romëve”, ngjarje e cila është në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve që mbahat nga 8 deri me 11 prill në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Carovska u drejtua delegacionit për ndarjen e çmimeve për vetëqeverisje lokale nga vendet euro-perëndimore

“Duhet koordinim i ndarjeve së njësive të vetëqeverisje lokale dhe pushtetit qendror, por edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve të Romëve në shoqëri. Vetëm kështu do të mundemi të përmirësojmë ekonominë dhe statusin social të romëve. Republika e Maqedonisë ka politika këshilluese të cilat duhet t’i zgjedhin problemet me çka po përballen qytetarët tanë”, theksoi Carovska.

Ajo gjithashtu ishte paneliste në sesionin për përkushtimin e vendeve euro-perëndimore dhe prezantimin e rezultateve nga kërkimet dhe hulumtimet për romët në Ballkanin Perëndimort. /Telegrafi/