Site icon Telegrafi

Carovska-Babiq: Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina mund të shkëmbejnë përvojat në fushën e mbrojtjes sociale

Ministrja për Punë të Brendshme dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, sot u takua me ambasadoren e Bosnjës dhe Hercegovinës në Maqedoni, Lepa Babiq. Në takim tema e bisedës ishte përmirësimi i bashkëpunimit në mes të dyja vendeve, por edhe në të gjithë rajonin, në të drejtat e mbrojtjes sociale, si dhe përfshirjen e personave me nevoja të veçanta dhe personat me sëmundje të rralla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina mund të shkëmbejnë përvojat në sfera të ndryshëm nga sektori i mbrojtjes sociale dhe me këtë të mbështeten me njëra tjetrën dhe të ndihmohen. Kështu iniciativa vetëm se ekzistojnë për nënvizimin e përvojave për qendrat e shtëpisë së pleqve aktive të cilat në Bosnjë për një kohë të gjatë funksionojnë në mënyrë të shkëlqyer”, tha Carovska në takim.

Ambasadorja Babiq do të iniciojë nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes sociale, e cila duhet të forcojë bashkëpunimin në mes institucioneve të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version