Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Ambasadën së Zvicrës dhe projektin zviceran “Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut”, planifikon aktivitete për pesë vitet e ardhshme për investime dhe zhvillim të arsimit të mesëm profesional në vend.
Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministrja Milla Carovska theksoi në hapjen e punëtorisë se koncepti i arsimit dual është tërheqës për të rinjtë sepse ofron arsim cilësor, dhe njohuritë teorike nga shkolla janë azhurnuar me njohuri dhe aftësitë që nxënësit fitojnë vend pune specifike përmes punës praktike dhe për atë qëllim një nga përparësitë kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është promovimi i arsimit të mesëm profesional.
Ministrja shtoi se si rezultat i këtij dialogu në nivel shtetëror, janë formuar 97 paralele në 46 shkolla të mesme që së bashku me mbi 200 kompani do të zbatojnë konceptin e arsimit dual në vjeshtë, ndërsa kompanitë u theksuan në konkurs për regjistrimi në shkollat e mesme.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zbatuar politikë krejtësisht të re të bursave për vitin e ri shkollor. Ka 2.000 bursa me vlerë 3.500 denarë në muaj për nëntë muaj të vitit për të gjithë ata që do të regjistrohen në një paralele duale. Ky është motiv i shkëlqyeshëm për nxënësit e shkollave të mesme ndërsa mësojnë të kenë të ardhura në të njëjtën kohë”, tha Carovska.
Në kumtesë thuhet se Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me krijimin dhe zbatimin e proceseve që promovojnë arsimin e mesëm profesional dhe e afrojnë atë me sektorin real.