Superylli i New York Knicks, Carmelo Anthony, ka zhvilluar takimin urgjent krucial me presidentin e Neë York Knicks, legjendarin Phil Jackson.
Anthony ka qenë në syrin e kritikëve në NBA për shkak të performancave në ndeshjet e fundit të tij.
Përkundër faktit se vazhdon të jetë shtylla e ekipit, performanca e tij te dobët në mbrojtje çka ndikoi në humbjen e disa ndeshjeve vendimtare dhe dështimi në realizimin e aksioneve vendimtare në ndeshje të ngushta, kanë bërë që Anthony të jetë në shenjë të kritikëve.
Po ashtu, kritikët kanë sugjeruar superyllin që të bëjë një lëvizje dhe të largojë klauzolën në kontratën e tij me Knicks që pamundëson shkëmbimin e tij me ndonjë klub tjetër dhe të kalojë te Los Angeles Clippers ose të bashkohet me LeBron James te Cleveland, në një përpjekje për ta fituar titullin e parë në karrierën e tij.
Në këtë stuatë, Anthony ka shpërthyer në media duke mos përjashtuar asnjë mundësi, për t’u takuar vetëm një ditë më vonë (të hënën) me presidentin Phil Jackson, bashkë me të cilin kanë sqaruar të ardhmen e tij.
Raportohet se Anthony dhe Jackson kanë rënë dakord që ai mos të largohet dhe më insistues ka qenë vet lojtari, që është mësuar me jetën në New York dhe dëshiron të bëjë përpjekje maksimale që të rrisë skuadrën përreth tij bashkë me letonezin fantastik, të riun Kristaps Porzingis dhe një herë fituesin e MVP, Derrick Rose.
Anthony rikthehet në aksion sonte pas mesnate në derbin e lindjes ndaj Boston Celtics. /Telegrafi/