Telegrafi

Carmelo Anthony i gatshëm të largohet nga Knicks, ka oferta nga Houstoni dhe Cavaliers

Kalimi i Chris Paul te Houston Rockets e ka bindur Anthonyn që duhet të ndërrojë ambient.

Ai pritet që t’ua bëjë me dije drejtuesve në New York se ai do ta largojë klauzolën e tij për të mos u transferuar.

Lexo po ashtu LeBron quan “fantazi të basketit” spekulimet për kalim të Melos te Cavs

Kështu, tash Anthony është i gatshëm për një kalim te Cleveland Cavaliers ose Houston Rockets për të synuar kështu titullin e parë të kampionit në karrierën e tij.

Një gjë është e sigurt se kjo verë do të jetë shumë e nxehtë në basketbollin amerikan. /Telegrafi/