Nuk është befasi që Carmelo Anthony mori vetëm një pikë nga mediat për një paraqitje dhe zgjedhje të tij si All-Star.
Edhe pse qëndroi krejtësisht i hapur në ndeshjen e të enjtës mbrëma, Anthony dështoi në një nga gjuajtjet më të lehta dhe më keq të ekzekutuara në karrierë.
Ai madje nga kjo gjuajtje prej një metër nuk e qëlloi as rrethin e koshit, gjë që e bëri edhe atë vet të qeshë, shkruan Telegrafi.
oh melo pic.twitter.com/SsB5RQ10Iq
— James Herbert (@outsidethenba) January 20, 2017
Megjithatë, ai u përgjigj në qerekun e dytë me 25 pikë të realizuara vetëm në këtë periudhë.
Ky ishte njëkohësisht rekord historik për të, pasi askush tjetër në histori të New York Knicks nuk arriti që të shënonte 25 pikë në një periudhë të vetme.
Përkundër gjithë këtyra gjërave, NY Knicks u mposhtën në shtëpi nga Washington Wizards. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UEw9ekNAOb0