Site icon Telegrafi

Carlos: Vinicius Jr. do të bëhet shpejt idhull i tifozëve të Real Madridit

Pas një ndeshje bamirëse të organizuar nga Roberto Carlos në Sao Paulo, ish-lojtari i Real Madridit, ka folur me entuziazëm për bashkëvendësin e tij, Vinicius Jr., i cili do të bashkohet me Los Blancos në fund të sezonit aktual.

Legjenda braziliane, Carlos, i cili në këtë kaluarën ka luajtur për Real Madridin dhe ka fituar shumë trofe me ta, mendon se talenti brazilian, Vinicius Jr. do të bëhet së shpejti idhull i tifozëve të Los Blancos.

“Unë kam qenë me familjen e tij para El Clasicos dhe ata janë të gjithë shumë të përulur”, ka thënë fillimisht Carlos për gazetarët spanjoll.

Lexo po ashtu Vinicius JR, përforcimi i parë i Realit gjatë verës 2018

“Ai e di se të luash në Real Madrid nuk do të jetë e lehtë, sepse Santiago Bernabeu është shumë i madh dhe tifozët kërkojnë shumë”.

 Vinicius Junior duke festuar një gol të tij me fanellën e Flamengos (Getty Images)

“Të jesh një lojtar i Realit duhet të jetë një burim i krenarisë së madhe për të, por tani ai ka një përgjegjësi më të madhe për tu përmirësuar çdo ditë.

“I uroj atij fat dhe jam i sigurt se ai do të jetë idhull i tifozëve së shpejti”.

Lexo po ashtu “Barça ofroi më shumë para, por Vinicius u josh nga projekti i Realit”

“Nuk do të them se ai është ende i gatshëm për shkak se është ende shumë i ri, por Reali ka menduar për të ardhmen e klubit. Mendoj se ishte një veprim i përsosur”.

“Ata do të përshpejtojnë procesin e rritjes së Viniciusit si lojtar dhe si një qenie njerëzore”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/

Exit mobile version