Roma vazhdon të mendojë për ta përforcuar skuadrën për edicionin e ri.
Emri i ri në listën e ‘Giallorosëve’ është sulmuesi meksikan, Carlos Vela.
Sipas medieve italiane, lojtari anësor i pëlqen shumë drejtorit sportiv Monchi i cili e sheh si zëvendësim të egjiptianit të larguar Mohamed Salah.
Ish-anëtari i Arsenalit aktualisht është pjesë e skuadrës spanjolle Real Sociedad.
28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe Roma mund ta marrë për një çmim më të lirë.
Besohet se kryeqytetasit do të ofrojnë rreth tetë milionë euro për transferimin e Velas në Romë. /Telegrafi/