Telegrafi

Carlos Tevez shpjegon arsyen emocionale pse refuzoi të mësonte anglishten pavarësisht se luajti për tri klube të Ligës Premier

Carlos Tevez ka shpjeguar pse refuzoi të mësonte anglisht edhe pse kaloi shtatë vite në Ligën Premier.

Argjentinasi fillimisht u transferua në West Ham në janar të vitit 2006, së bashku me Javier Mascherano dhe më vonë fitoi tre tituj të Ligës Premier me Manchester United dhe Manchester Cityn.

Tevez bëri 201 paraqitje në ligën më të mirë dhe shënoi 84 herë para se të largohej për te Juventusi në 2013.

Lexo po ashtu Historia e Ishujve Falklands dhe përse një gjyqtar anglez nuk mund ta referojë një ndeshje të Argjentinës dhe anasjelltas

Por, çuditërisht ai kurrë nuk u ndje rehat në Angli dhe dikur pretendoi se nuk do të kthehej më në Mançester, duke pretenduar se “ka dy restorante, gjithçka është e vogël” dhe “bie shi gjatë gjithë kohës”.

Tevez kurrë nuk dha asnjë intervistë në anglisht gjatë qëndrimit të tij në Angli dhe nuk e mësoi gjuhën pavarësisht se u këshillua ta bënte këtë nga bashkatdhetari Pablo Zabaleta.

Mirëpo – në një intervistë të re, ish-lojtari i Boca Juniors ka zbuluar se ai kishte një “problem kulturor” me Anglinë dhe ka kërkuar gjithmonë që me të çdokush të fliste spanjisht.

Rrjedh nga xhaxhai i tij, një futbollist premtues me River Plate, që u bë një alkoolik pasi shërbeu në Luftën e Falklands dhe Tevez ishte i hidhëruar për këtë si rezultat.

“Unë nuk doja të mësoja anglisht sepse kisha një problem kulturor me ta, doja që ata të mësonin spanjishten”, deklaroi Tevez për ‘Arriba Carajo’ me Gaston Recondo në DSports Radio.

“Xhaxhai im luante për Riverin, i vetmi tifoz i Riverit në familje. Kur ishte gati të luante, e thirrën për Luftën e Malvinës dhe ai nuk mund të luante”.

Lexo po ashtu Carlos Tevez tregon pse nuk ka kontaktuar me Lionel Messin pas triumfit të Argjentinës në Botëror

“Ai u bë alkoolik pas luftës, ishte shumë keq pas kësaj, ishim shumë të afërt dhe kjo më mbeti”.

“Kam kaluar shtatë vjet në Angli, por nuk u përshtata me kulturën angleze. Nuk më pëlqente të mësoja anglisht për shkak të xhaxhait tim dhe atë tronditje kulturore që më shkaktoi”, ka shtuar më tej ai,

Tevez u pensionua nga futbolli në vitin 2022, derisa pranoi se nuk mund të gjente më energjinë për të vazhduar të luante pas vdekjes së babait të tij për shkak të komplikimeve të COVID-19. /Telegrafi/