Carlos Tevez po raportohet se ka pësuar një lëndim luajtur futboll në burg, e cila gjë ishte fshehur tash e sa ditë prej zyrtarëve të klubit.
Ish ylli i Manchester Cityt, tani lojtar i skuadrës argjentinase me Boca Juniorsin, kishte qëndruar për disa orë në një burg të sigurisë së lartë teksa ka vizituar të vëllanë, Juan Alberto Martinez.
E përditshmja sportive “Clarin Sports” ka zbardhur situatën duke pretenduar se sulmuesi 34-vjeçar ka lënduar muskujt gjatë një goditje që kishte marrë në takimin miqësor në burgun Bouwer në Cordoba.
Ky raportim ka bërë që zyrtarët e klubit të zemërohen dhe se po kërkojnë përgjegjësi prej gazetës ndërsa nuk dihet se për sa kohë nuk do të mund të paraqitet në fushat e futbollit.
Ndryshe, vëllai i futbollistit është burgosur shkaku i një plaçkitje të armatosur në shtetin argjentinas.
Gjithashtu kishte marrë pjesë në plagosjen e një oficer policisë dhe pritet që të qëndrojë prapa grilave për dhjetë vjet.
Theksojmë se lojtari është rikthyer te skuadra argjentinase pasi që dështoi në superligën kineze. /Telegrafi/