Telegrafi

Carlos: Reali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve pesë herë radhazi

Roberto Carlos ka thënë se beson që Real Madridi mund ta fitojë pesë herë radhazi Ligën e Kampionëve siç kishte bërë në vitin 1950.

Braziliani ka qenë pjesë e një historie të Realit, kur e fitoi Ligën e Kampionëve në vitet 1998, 2000 dhe 2002.

“Ky skuadër mund ta bëjë (ta fitojë pesë herë radhazi)”.

“Ata po luajnë në një nivel të lartë dhe nuk ka asnjë skuadër me nivel të tillë”.

“Kemi një skuadër mirë të renditur që di si të fitojë, ndërsa klubet tjera provojnë të fitojnë”.

“Kur unë u bashkova në vitin 1996 nuk e dija madhështinë e Real Madridit”.

“E mbaj mend kur mbërrita më thanë se duhet të fitojmë në Evropë dhe duhet t’i argëtojmë njerëzit”, ka thënë Carlos.  /Telegrafi/