Morban, 30 vjeçar, së fundmi ka luajtur në shtetin e vet, Republikën Dominikane, dhe në Maqedoni për Lirinë e Shkupit, ku ka qenë njëri ndër koshashënuesit më të mirë të ligës elitare maqedonase.
I njëjti ka të drejtë loje në xhiron e tetë pas kryerjes së procedurës për regjistrim, konform rregullores për kalim dhe regjistrim të FBK-së.
Klubi ç’regjistron lojtarin e deritashëm Philip Brooks, i cili akuzon skuadrën prizrenase se nuk e ka paguar muajin e fundit dhe për këtë arsye është larguar./Telegrafi/