Robert Carlos ka qenë afër kalimit te skuadra angleze e Chelseat.
Mbrojtësi i krahut të majtë të Real Madridit, Carlos pohon se në vitin 2002 u kontaktua prej presidentit të kampionit të Ligës Premier, por që negociatat ngecën.
“U takova me Roman Abramovichin në Paris rreth një marrëveshje. Por, ishin disa gjëra për të cilat nuk mund të pajtoheshim. Ishte afër por, në fund, nuk ishte e mundur”, tha Carlos.
Ky i fundit më pas u transferua te klubi i famshëm turk, Fenerbahçe ku më pas i dha edhe fund karrierës prej futbollisti në vitin 2015 si lojtar i Delhi Dynamos.
Ndërkohë, Chelsea kishte transferua atëbotë mbrojtësin e Barcelonës, Juliano Belletin. /Telegrafi/