Telegrafi

Carlos Ghosn, njeriu që e bëri Renault lider botëror të veturave do të ri-zgjidhet drejtor ekzekutiv i kompanisë

Drejtuesi aktual i Renault bëri transformim total të markës dhe modeleve të veturave që prodhon Renault, ndërsa ai arriti që markën franceze ta bëjë veturën më të shitur në botë, duke e mbyllur vitin me 10.6 milionë vetura të shitura.

Një pozitë të tillë udhëheqëse Renault ka marrë edhe në Kosovë, duke bërë që markat e përfaqësuara nga AutoMita në Kosovë Renault, Nissan dhe Dacia të jenë veturat më të shitura dhe importuara në tregun tonë. Në fakt, për të parën herë në historinë e makinave të reja në Kosovë, sasia e importit nga një kompani të arrijë vlerën prej mbi 1,000 njësive.

Shefi ekzekutiv i Renault, Carlos Ghosn ka gjasa të riemërohet si drejtues ekzekutiv në takimin e ardhshëm të aksionarëve të markës më të njohur franceze në botë, njoftoi Le Figaro të enjten.

Ghosn, 63 vjeç, pritej t’ia dorëzonte pozitën e tij një pasuesi në qershor, kur skadon kontrata e tij për të marrë një rol të ri drejtues në krye të aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi.

Në vend të kësaj, Renault ka në plan të emërojë një zëvendës ose shefin kryesor operativ për të shërbyer nën Ghosn, rinovimi i të cilit si CEO do të propozohet në takimin e ardhshëm të bordit më 15 shkurt me mbështetjen e qeverisë franceze, tha Figaro. Shteti francez është aksionari më i madh i Renault-it me 15 për qind të aksioneve.

Një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga Reuters.

Renault zotëron 43.4 për qind të partneritetit të aleancës japoneze Nissan (7201.T), e cila kontrollon Mitsubishi Motors (7211.T) nëpërmjet një zotërimi prej 34 për qind. /Telegrafi/