Telegrafi

Carlos Alcaraz rrallëherë ka mungesë të frymëzimit në fushë, por para objektivit të kamerës ai stopoi për ca sekonda

Carlos Alcaraz rrallëherë ka mungesë të frymëzimit në fushë, por jashtë garës – spanjolli mbeti pa të pas fitores së tij të fundit në Miami Open. Mbrojtja e titullit në Florida vazhdoi me një mposhtje 6-0, 7-6(5) të Dusan Lajovic.

Siç është bërë e zakonshme për Alcaraz, 19-vjeçari shfaqi një gamë të gjerë të lëvizjeve të tij gjatë këtij triumfi.

Favoriti i turneut është duke i mbajtur fansat e tij syhapur për çdo veprim të tij, por tani jashtë asaj që bënë në fushë.

Lexo po ashtu Carlos Alcarez bën mrekulli në finale, spanjolli fiton për herë të parë US Open

Për dikë mund të mos jetë e vështirë dhënia e një autografi, mirëpo kështu nuk ishte edhe për talentin e tenisit.

Alcaraz u shfaq i trullosur teksa qëndronte përballë objektivit të kamerës me një laps në dorë.

Lexo po ashtu Mbajeni mend këtë emër - fenomeni i ri spanjoll në tenis, Carlos Alcaraz mposht Nadalin dhe pastaj edhe Djokovicin për të shkuar në finale

Kampioni i US Open i vitit 2022 vendosi të vizatonte markën e tij tregtare ‘C’ së bashku me një mbishkrim: “Le të shkojmë!!”.

Kjo gjë fillimisht i mori atij kohë, pasi nuk e dinte nga t’ia fillonte për disa sekonda, ndërsa kishte ca ndërprje shkrimi për idenë e radhë, derisa e përfundoi me një buzëqeshje. /Telegrafi/