Carlos Alcaraz rrallëherë ka mungesë të frymëzimit në fushë, por jashtë garës – spanjolli mbeti pa të pas fitores së tij të fundit në Miami Open. Mbrojtja e titullit në Florida vazhdoi me një mposhtje 6-0, 7-6(5) të Dusan Lajovic.
Siç është bërë e zakonshme për Alcaraz, 19-vjeçari shfaqi një gamë të gjerë të lëvizjeve të tij gjatë këtij triumfi.
Favoriti i turneut është duke i mbajtur fansat e tij syhapur për çdo veprim të tij, por tani jashtë asaj që bënë në fushë.
Për dikë mund të mos jetë e vështirë dhënia e një autografi, mirëpo kështu nuk ishte edhe për talentin e tenisit.
Alcaraz u shfaq i trullosur teksa qëndronte përballë objektivit të kamerës me një laps në dorë.
Kampioni i US Open i vitit 2022 vendosi të vizatonte markën e tij tregtare ‘C’ së bashku me një mbishkrim: “Le të shkojmë!!”.
Kjo gjë fillimisht i mori atij kohë, pasi nuk e dinte nga t’ia fillonte për disa sekonda, ndërsa kishte ca ndërprje shkrimi për idenë e radhë, derisa e përfundoi me një buzëqeshje. /Telegrafi/
Bit of writer's block today, @carlosalcaraz? 😅#MiamiOpen pic.twitter.com/qmXcV4aWDT
— Tennis TV (@TennisTV) March 26, 2023