Wimbledon 2024 i ka takuar tenistit spanjoll Carlos Alcaraz, i cili mposhti në finale Novak Djokovicin me rezultat 3-0 me setet.
Përveç lavdisë, tenisti spanjoll ka mbushur edhe arkat, me triumfin e dytë në Wimbledon. Fondi total për Wimbledon 2024 ka arritur në 59,000,000 euro.
Dy kampionët e Grand Slamit në Wimbledon 2024, si Alcaraz, po ashtu edhe Barbora Krejcikova do të marrin nga 3,100,000 euro secili.
To win here is special. To defend here is elite.
Carlos Alcaraz is the 2024 Gentlemen’s Singles Champion 🏆#Wimbledon pic.twitter.com/kJedyXf0vn
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2024
Ky çmim është më i madh për 14.9 për qind krahasuar me atë që morën Carlos Alcaraz dhe lojtarja çeke, Marketa Vondrousova në vitin 2023, si fitues.
Nënkampionët do të përfitojnë gjithashtu nga një çmim prej 1,600,000 euro, një rritje prej 19.1 për qind nga çmimi i vitit të kaluar.
Gjysmëfinalistët do të marrin nga 830 mijë euro, ndërsa çerekfinalistët do të fitojnë nga 440,000 euro.
A familiar feeling 🤩
Carlos Alcaraz lifts the #Wimbledon Gentlemen’s Singles Trophy for the second time 👏 pic.twitter.com/O73owrPkk6
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2024
Të gjithë pjesëmarrësit paguhen Wimbledon, pasi edhe të eliminuarit në raundin e katërt do të marrin 260,000 euro, pjesëmarrësit e raundit të tretë marrin nga 166,000, ata të raundit të dytë do të marrin 108,000 dhe konkurrentët e raundit të parë fitojnë nga 70,000 euro. /Telegrafi/