Novak Djokovic kishte menduar se kishte triumfuar ndaj tifozëve që e vërshëllyen në gjysmëfinale të Wimbledonit.
Tenisti i padisiplinuar serb kaloi në finale kur mposhti italianin Lorenzo Musetti me 6-4 7-6 6-4.
Dhe pasi siguroi një revansh me Carlos Alcaraz në finalen e së dielës, Djokovic festoi ndaj tifozëve që e vërshëllyen.
Ai vuri reketin në mjekër dhe zgjati dorezën përpara se të pretendonte se i binte violinës.
Megjithatë, disa tifozë brenda stadiumit 15,000 vendesh e morën si fyerje të rëndë atë dhe filluan ta vërshëllenin, kur tenisti anti-sportiv u tall me tifozët e Holger Rune.
Gjokoviç tha: “Të gjithë atyre njerëzve që kanë zgjedhur të mos respektojnë lojën dhe një lojtar, në këtë rast mua, keni një natë të mirë. Një natë të mirë. Një natë shumë të mirë”.
“Dëgjo, unë kam qenë në turne për më shumë se 20 vjet. Kështu që më besoni, unë i di të gjitha truket, e di se si funksionon”.
“Kam luajtur në mjedise shumë më armiqësore, më besoni. Ju djema nuk mund të më prekni mua”, ishte përgjigja arrogante e tij.
Por, Alcaraz nzori hak për tifozët e fyer nga serbi anti-sportiv, duke e mposhtur lehtësisht në finale për ta mposhtur dy herë radhazi në turne. /Telegrafi/