Site icon Telegrafi

Carlos Alcaraz në finale të Paris 2024, pret kundërshtarin që do të përballet për medaljen e artë

Carlos Alcaraz mori fitoren e radhës dhe u bë tenisti më i ri që do të luftojë për medaljen e artë në tenis në Olimpiadë, pasi mundi me lehtësi Felix Auger-Aliassime me rezultat 6-1, 6-1 në gjysmëfinalet e Lojërave të Parisit të premten.

Spanjolli Alcaraz është 21-vjeçar dhe deri tani zotëron katër tituj Grand Slam – duke përfshirë edhe Roland Garrosin, fushë e cila përdoret për tenis në Lojërat Olimpike 2024 – dhe është rreth një muaj më i ri se Vincent Richards i SHBA ishte kur ai pretendoi arin në Paris në 1924.

Me dhjetëra spektatorë në fushën Philippe Chatrier bërtisnin “Vamos, Carlos!”, ku Alcaraz ishte dominues dhe nuk ishte në vështirësi asnjëherë.

 

Alcaraz po shfaqet mirë në Lojërat Olimpike dhe vjen pas 12 ndeshje me fitore radhazi në Roland Garros, ndërsa ka fituar edhe Wimbledonin muajin e kaluar.

Alcaraz mundi 24 herë kampionin e Grand Slam, Novak Djokovic në të dyja ato finale dhe mund të ketë një finale tjetër për medaljen e artë për meshkuj të dielën.

 

Djokovic do të ndeshjet me Lorenzo Musettin nga Italia në gjysmëfinalen e dytë olimpike të së premtes. /Telegrafi/ 

Exit mobile version