Site icon Telegrafi

Carlo Ancelotti tregon dallimin kryesor mes La Ligas dhe Ligës Premier

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë për mediat në Spanjë se niveli i taktikave në La Liga është shumë më i lartë se sa ai në Ligën Premier pas fitores së ekipit të tij me rezultat 4-0 ndaj Celta Vigos.

Krahas shumë futbollistëve që kanë preferuar gjatë viteve të fundit kalimin në Ligën Premier, ka edhe shumë prej trajnerëve që gjithashtu kanë kaluar në Angli.

Momentalisht shtatë trajnerë në Ligën Premier kanë drejtuar më parë klube në La Liga, duke përfshirë katër trajnerë spanjollë.

Sidoqoftë, Ancelotti në një prononcim për Diario AS ka thënë se La Liga është para Anglisë në aspektin e strategjisë.

“Është ndryshe. Kjo nuk do të thotë më mirë apo më keq. Ka më pak taktika. Në nivel taktikash, La Liga është shumë më e mirë se sa ajo e Anglisë. Nëse flasim për intensitet, ritëm, atëherë liga angleze ka më shumë, por ajo spanjolle ka më shumë kualitet në aspektin e taktikave”, ka thënë Ancelotti.

Rezultet e dobëta në Evropë këtë sezon kanë ngjallur frikë në Spanjë se La Liga nuk do të jetë konkurrent i denjë me ligat tjera.

Lexo po ashtu Vinicius tregon sekretin që e ka bërë atë një ‘makth’ për kundërshtarët në fushë, për këtë merita ka Ancelotti

Real Betisi u eliminua nga Dinamo Zagrebi në Ligën e Konferecnës, ndërsa Osasuna ra gjatë raundit të kualifikimeve dhe Sevilla u eliminua si vendi i fundit në grup në Ligën e Kampionëve.

Nëse Atletico Madridi, Barcelona dhe Villarreali nuk arrijnë kualifikimin pas ndeshjeve të dyta, atëherë Real Madridi do të mbetet ekipi i vetëm spanjoll në çerekfinale të çdo kompeticioni./Telegrafi/

Exit mobile version