Carlo Ancelotti duket se ka shumë punë për të bërë në sezonin e ri, pasi skuadra nuk po arrin të komponohet qind për qind.
Strategu italian ka ndryshuar skemën 4-3-3, në 4-4-2, shkaku që posedon shumë yje në mesfushë, ndërsa në sulm janë për t’u veçuar vetëm Vinicius Junior dhe Rodrygo.
“Ne do ta ndryshojmë atë (formacionin 4-4-2) vetëm nëse lojtarët nuk janë rehat”, u tha Ancelotti gazetarëve pasi Real Madrid u mund 3-1 nga Juventus.
“Më duket mirë që nuk kemi një sistem fiks, na lejon të kemi mundësi të ndryshojmë”, shtoi trajneri italian.
Real Madridi ka humbur tani dy ndeshje parasezonale duke luajtur formacionin e ri 4-4-2 diamant.
Sistemi heq fuqinë e një krahu të majtë që është aksionet e Vinicius Junior. Nuk i lejon Madridit të kërcënojë as nga e djathta.
Sidoqoftë, Ancelotti e ka përdorur këtë formacion për të arritur sukses në të kaluarën, veçanërisht në Chelsea dhe PSG. Shpresoj se ai mund ta bëjë të funksionojë në Real Madrid. /Telegrafi/