Site icon Telegrafi

Carlo Ancelotti në kërkim të fitores së 100-të me Real Madridin: I dyti në dy renditje të trajnerëve që drejtuan mbretërit

Dy golat e i Karim Benzemas kundër Shakhtar Donetsk i dhanë Carlo Ancelottit mundësinë për të festuar fitoren e tij të 99-të te Real Madridi, në dy periudha si trajner .

Nëse Los Blancos mundin sot Rayo Vallecanon në “Santiago Bernabeu”, Ancelotti do të bëhet trajneri i shtatë i Real Madridit që ka arritur 100 fitore.

Më të mirët

Gjashtë trajnerët që kanë arritur një numër treshifror fitoresh janë Miguel Munoz (357), Zinedine Zidane (174), Vicente del Bosque (133), Jose Mourinho (128), Leo Beenhakker (121) dhe Luis Molowny (107).

Ancelottit mund të bëhet trajneri i dytë që arrin 100 fitore më shpejtë, pasi Mourinhos që iu nevojitën vetëm 133 ndeshje, ndërsa Carlo deri më tani ka 134 ndeshje, përfshirë fitoren e së mërkurës kundër Shakhtarit.

Zidanes dhe Munoz iu deshën 140 ndeshje për të arritur 100 fitore, të ndjekur nga Beenhakker (160), Moloëny (168) dhe Del Bosque (180).

Sa i përket përqindjes së fitoreve, Ancelotti është i dyti

Gjatë dy periudhave të tij si trajner i Real Madridit, Ancelotti ka regjistruar 99 fitore, 17 barazime dhe 18 humbje, me ekipin që ka shënuar 358 gola dhe ka pranuar 118.

Vetëm Manuel Pellegrini ka një përqindje më të lartë fitoresh se trajneri aktual i Real Madridit, pasi kiliani regjistroi një përqindje fitoresh prej 75 për qind krahasuar me 73.88 për qind të Ancelottit.

Megjithatë, Pellegrini nuk fitoi tituj në sezonin që e kaloi në Los Blancos, ndërsa Ancelotti është në vitin e tij të tretë në klub dhe ka fituar një Kupë të Mbretit, një titull të Ligës së Kmapionëve, një Superkupë të Evropës dhe një Kupë të Botës për Klube.

Nuk do të ishte hera e parë që italiani arrin një moment historik të tillë gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme si trajne, pasi ai udhëhoqi Milanin në 239 fitore.

 

Ai ka drejtuar edhe klube si Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Juventus. /Telegrafi/

Exit mobile version