Carlo Ancelotti nuk do të kthehet në kampionatin elitar italian deri në vitin 2020.
Italiani është trajneri i lirë pasi u shkarkua nga Bayern Munich, pavarësisht se e shpalli kampion në Bundesliga.
Ai ka qenë i lidhur ngushtë me punën e trajnerit te Milani, me të cilën kishte arritur suksese të mëdha duke fituar Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, sipas “Mediaset Premium”, Ancelotti nuk e ka ndërmend të kthehet në Itali gjatë këtyre tre vjetëve ndërsa do ta merr drejtimin e Arsenalit.
Ky do të ishte një kthim në Ligën Premier dhe Londër, ku fitoi titullin e kampionit me Chelsean.
Arsene Wenger ka mbi dekada që është në krye të Arsenalit, por qëndrimi strategut është bërë gjithnjë e më i diskutueshëm, ku shumë tifozë bëjnë thirrje të punësohet Ancelotti në vend të francezit. /Telegrafi/