Site icon Telegrafi

Ancelotti midis Tiranës zbulon të vërtetën e pseudonimit Carletto

Carlo Ancelotti po mban një takim special me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Italiani iu përgjigj një pyetje të veçantë rreth pseudonimit Carletto dhe nëse nuk do të ishte bërë futbollist dhe trajner, cila do të ishte e ardhmja e italianit.

“Kur isha i ri isha shumë i dobët, prandaj më mbeti pseudonimi i tillë. Ndërsa pyetja e dytë ishte e veçantë dhe dua të them që jam shumë i kënaqur me punën që bëj, pasi futbolli është pasioni im”, deklaroi Carlo Ancelotti, transmeton Telegrafi.

Trajneri i Bayern Munichut po promovon librin autobiografik në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.

Në këtë takim po mer pjesë edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi/Telegrafi/

Exit mobile version