Telegrafi

Carlo Ancelotti konfirmon se çfarë do të ndodhë me Eden Hazardin

Carlo Ancelotti pakonfirmuar se Eden Hazard do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për edicionin e ri.

Në konferencë për media, strategu italian bëri të ditur se belgu është pjesë e planeve të tij, derisa nuk planifikojnë shitjen.

“Eden Hazard do të qëndrojë te Real Madrid sezonin e ardhshëm”.

Lexo po ashtu Vëllai i Hazardit zbulon një rrethanë që do ta bënte atë të largohej nga Real Madrid

“Plani i Eden është i qartë, ai dëshiron të tregojë cilësitë e tij sezonin tjetër”, ka deklaruar Ancelotti.

Hazard u transferuar te Real Madridi për një shumë në total rreth 150 milionë euro nga Chelsea, por nuk ka arritur të shfaq potencialin që kishte tek këta të fundit.

Largimi i tij nga Snatiago Bernabeu duket tani më pak i mundshëm, pasi Ancelotti ende beson në aftësitë e tij. /Telegrafi/