Telegrafi

Carlo Ancelotti infektohet me COVID-19

Klubi spanjoll, Real Madridi ka njoftuar se trajneri Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjigantët nga Santiago Bernabeu publikuan një deklaratë të shkurtër në faqen e tyre zyrtare këtë mëngjes, duke konfirmuar infektimin e italianit.

“Real Madrid CF konfirmon se trajneri ynë Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në komunikatën e Los Blancos.

Real Madridi është lider i tabelës së La Ligës me 66 pikë në 29 ndeshje. Ancelotti nuk e ka fituar kurrë titullin spanjoll në karrierën e tij dhe aktualisht po gëzon një epërsi prej nëntë pikësh ndaj Sevillas së vendit të dytë.

Në dhjetor, djali i Ancelottit, Davide dhe katër lojtarë të Madridit rezultuan pozitivë me COVID, por ish-trajneri i Milanit nuk ishte i infektuar.

Ancelotti fitoi 20 nga 29 ndeshjet e tij në ligë në krye të Real Madridit këtë sezon dhe gjigantët e La Ligës janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku do të takohen me Chelsean. /Telegrafi/