Site icon Telegrafi

Carlo Ancelotti e pranon që tani është shumë e vështirë të afrohet me Barcelonën

Real Madrid dhe Atletico Madrid luajtën baras në derbin e madh të kryeqytetit (1-1).

Real Madridi është i dyti me 52 pikë, një ndeshje më shumë dhe shtatë pikë më pak se lideri Barcelona, ​​ndërsa Atletico është i katërti me 42 pikë.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti është i vetëdijshëm se do të jetë shumë e vështirë t’i kalojë katalanasit deri në fund të kampionatit.

“Asgjë nuk ka përfunduar ende, ka ende për të luajtur, por po, situata është edhe më e komplikuar tani. Ne ishim shumë të ngadaltë deri në golin e tyre”.

“Ne u përpoqëm me tre mesfushorë, llogarisnim të kishim topin me Kroos, Ceballos dhe Valverde, por Atletico na befasoi me presion të fortë. Për fat të mirë, Modrić më në fund realizoi një goditje nga këndi dhe Alvaro Rodriguez shënoi”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/

Exit mobile version