Site icon Telegrafi

Carlo Ancelotti dhe Real Madridi po ushtrojnë presion mbi skuadrën për titullin e 15-të të Ligës së Kampionëve

Fitimi i tre trofeve sezonin e kaluar nga Real Madridi, veçanërisht La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, kanë sjellë lëvdata për lojtarët e klubit mbretëror.

Por trajneri italian ka paralajmëruar tashmë lojtarët e tij se këto suksese janë në të kaluarën dhe se beteja fillon pas një jave në Las Vegas kundër Barcelonës.

Objektivi është vendosur nga vetë klubi: triumfi i 15-të i Ligës së Kampionëve. Nuk ka zgjidhje tjetër. Nuk mjafton të kënaqesh me triumfet e fundit.

Në çdo moment trajneri italian ka theksuar atmosferën e mirë dhe dëshirën për të fituar të këtij grupi që nisi me shumë pikëpyetje dhe përfundoi si fitues.

Vini dhe Benzema

Lojtarët si Karim Benzema dhe Vinicius Jr vodhën pjesën më të madhe të vëmendjes së Real Madrid sezonin e kaluar.

Çmimet për këta lojtarë dhe disa të tjerë do të mbërrijnë në ditët në vijim, duke filluar me çmimet e UEFA-s që do të shpërndahen në shortin e Ligës së Kampionëve më 25 gusht në Stamboll.

Synohen shumë çmime

Sulmuesi francez, Karim Benzema, synon shumë çmime, por më kulmori është ai i Topit të Artë.

Eduardo Camavinga synon të jetë Djaloshi i Artë, Thibaut Courtois pritet të shpallet portieri më i mirë në botë dhe lojtarë si Vinicius dhe Luka Modric pritet të jenë në 11-shen më të mirë të FIFA-s.

Krahas Benzemas, Modric, Dani Carvajal, Nacho Fernandez, Casemiro dhe Toni Kroos do të jenë ata që do të vendosin ritmin për sa i përket punës dhe angazhimit këtë sezon.

Në Valdebebas, të gjithë po mendojnë për numrin 15, apo trofeun me këtë numër në Ligën e  Kampionëve.  /Telegrafi/

Exit mobile version