I fejuari i Kate Price, Carl Woods, ka mohuar çdo thashethem për një ndarje mes të dyve, pasi u spekulua se ishte parë pa unazën e fejesës dhe duke u thënë të panjohurve se është beqare.
Dyshja, të cilët u fejuan në prill të vitit të kaluar, thuhet se u ndanë në fillim të këtij viti, por që atëherë u panë sërish bashkë, dhe së fundmi u përfol se u ndanë pasi ish-modelja u tërhoq nga rrjetet sociale.
Por tani, Carl i është kundërpërgjigjur thashethemeve në disa postime të publikuara në Instagram, i cili shfaq Katien në sfond.
“Shikoni ajo është këtu, jam ende në shtëpi”, tha ai.
“Dëshironi të dini të vërtetën? Unë jam i dashuri më i mirë që ka pasur ndonjëherë”, vazhdon tutje.
“Unë jam ai që e ndihmoj. Asnjëri prej jush nuk e dini se çfarë ndodh në të vërtetë. Unë e mbështes këtë grua në çdo gjë”.
“Pra, jo, nuk jemi ndarë, unë jam ende në shtëpinë e saj, sepse nuk dini asgjë dhe pretendoni”, shton mes tjerash Carl.
“Jam lodhur absolutisht duke u njollosur për të qenë ky person i keq, dhe po, jam i mërzitur sepse e dini çfarë, kam vuajtur muaj e muaj të tillë”.
Më parë pretendohej se ylli magjepsës u kishte thënë të panjohurve se ishte beqare dhe ishte parë pa unazën e saj të fejesës. /Telegrafi/