Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur aventura e Debatik Çarkaxhisë te Deçani. Mbrojtësi i djathtë është rikthyer në skuadrën e vendlindjes, Vëllaznimi, me të cilët ka arritur marrëveshje gjashtëmujore.
Ky nuk është përforcimi i fundit për Kuqezinjtë, pasi, siç raporton Sport, në ditët në vazhdim priten të vijnë edhe lojtarë të tjerë në skuadër.
Nga lëvizjet tjera në Superligën e Kosovës në futboll, Menduh Salihu nuk do të veshë më fanellën e KEK-ut.
Sulmuesi është ndarë nga kjo skuadër për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Enis Nasufin. Për momentin ai është lojtar i lirë, por pritet së shpejti t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër./Telegrafi/