Site icon Telegrafi

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë shtatëzanisë

Shtatzënia është një kohë e mrekullueshme në jetën e një gruaje, por nuk është edhe pa sfida.

Jo të gjitha gjërat do të jenë nën kontrollin tuaj dhe mitet e ndryshme të shtatzënisë që lundrojnë nuk ndihmojnë aspak. Është e rëndësishme të mos stresoheni për gjërat që janë jashtë kontrollit tuaj dhe përkundrazi të përqendroheni në gjëra që mund të ndihmojnë në shtatzëni të shëndetshme. Këtu, një gjë që është plotësisht nën kontrollin tuaj gjatë shtatzënisë është ajo që hani, transmeton Telegrafi.

Kështu, pasi që ushqim i shëndetshëm është një nga këshillat thelbësore të shtatzënisë, këtu është një listë e ushqimeve që duhet të hani dhe të shmangni për një shtatzëni të shëndetshme.

Çfarë duhet të hani gjatë shtatzënisë?

Ushqimet kryesore për të ngrënë gjatë shtatzënësisë janë perime, fruta, mish me pak yndyrë, vezë, peshk (salmon dhe sardele), produkte të qumështit, fruta të thata dhe arra. Këto janë të mbushura me lëndë ushqyese thelbësore, minerale dhe vitamina.

Për nënat, këto ushqime mund të ndihmojë

Çfarë duhet të shmangni gjatë shtatzënisë?

Ushqimi i përpunuar, i konservuar dhe i pa shëndetshëm, pirja e duhanit dhe alkoolit kryesojnë listë të ushqimeve për të shmangur gjatë shtatzënësisë pasi mund të çojnë në komplikime të lindjes dhe probleme të tjera shëndetësore si në fetus ashtu edhe tek nëna.

Peshku me merkur të lartë duhet të shmanget pasi mund të shkaktojë probleme zhvillimi tek fëmijët.

Kafeina e tepërt mund të shkaktojë peshë të ulët të lindjes, lindje të parakohshme dhe në disa raste, madje mund të çojë në abort. /Telegrafi/

Exit mobile version