Cardiff City raportohet se po i kërkon ekipit francez Nantes një dëmshpërblim në vlerë prej 104 milionë eurosh, si kompensim për vdekjen tragjike të Emiliano Sala në një aksident me avion në vitin 2019.
Në betejen e fundit ligjore të stërzgjatur mes dy klubeve lidhur me vdekjen tragjike të sulmuesit argjentinas, L’Equipe raporton se Cardiff dëshiron kompensim për dëmin që pësuan, ku eventualisht ranë nga elita e futbollit anglez.
Cardiff u pajtua në një marrëveshje prej 15 milionë eurosh për të transferuar Salan nga klubi fracnez, por avioni i cili po e transportonte atë nga Franca në Angli pësoi një aksident tragjik në ishujt Channel, ku për pasojë humbën jetën lojtari dhe piloti i avionit.
L’Equipe raporton se Cardiff do të kërkojë hiq më pak se 104 milionë euro para Gjyakatës Komerciale të Nantes.
Maurice Nussenbaum, një ekspert financiar e ka marrë përsipër çështjen e Cardiffit, duke argumentuar se paratë e humbura pas rënies nga liga si dhe dëmtimi i reputacionit kap vlerën e 104 milionë eurove.
Nantes ka lansuar një kundër ankesë, që sipas L’Equipe bazohet në ‘dëmin moral’ dhe ata po kërkojnë që Cardiffi të dënohet.
Cardiffi që në atë kohë drejtohej nga Neil Warnock, ra nga Liga Premier në vitin 2019 pasi përfundoi në tri pozitat e fundit të tabelës, dy pikë larg shmangies së rënies./Telegrafi/