Chelsea ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 në udhëtimin e tyre te Cardiff City në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligën Premier.
Blutë i janë kthyer fitores në kampionat duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Victor Camarasa (46′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Cesar Azpilicueta (84′) dhe Ruben Loftus-Cheek (90′).
Megjithatë, lojtarët më të vlerësuar ishin Willian dhe Harry Arter, të cilët u notuan me 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin vendas Neil Etheridge që u vlerësua me notë 5.6.
Cardiff City:
Chelsea:
/Telegrafi/