Manchester City ka fituar në udhëtim te Cardiff City me rezultat të thellë 0-5 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka filluar të ri-marr formën e saj të vjetër pasi pas barazimit befasues ndaj Wolves, ka arritur tri fitore radhazi.
Golat në këtë fitore të thellë ndaj Cardiffit u shënuan nga Sergio Aguero (32′), Bernardo Silva (35′), Ilkay Gundogan (44′) dhe Riyad Mahrez (67′, 89′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli portguez, Silva, i cili u vlerësua me notë 9.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mysafirin Bruno Manga që u notua me 5.5. /Telegrafi/
Cardiff:
Man City: