Site icon Telegrafi

Cardi B zbulon se një ish i dashur ia vodhi 19 mijë euro kur punonte si striptiste

Foto: Instagram

Cardi B ende ndihet keq kur mendon për kohën kur një ish i dashur ia vodhi 20 mijë dollarë (19 mijë euro) nga paratë e saj në punën që bënte si striptiste.

“Kur isha 20 vjeçe… e thosha kaq shumë këtë: “Unë jam 20 vjeçe dhe kam 20 mijë dollarë”.

“Dhe kjo më bënte të hipnotizuar sepse punova shumë për to”, tha reperja tani 29-vjeçare, të martën në emisionin “Lip Service” të Angela Yee.

“Unë kisha tundur shumë të pasmet e mia për këto”, shtoi ajo.

Por Cardi u kujtua se një ditë numëroi paratë dhe kuptoi se kishin mbetur vetëm 1000 dollarë apo (980 euro).

Lexo po ashtu Cardi B deklaron se dëshiron një ndërhyrje barku nëntë muaj pas lindjes: Thjesht nuk më pëlqen kjo lëkurë e vogël e tepërt

“Ai mori paratë e mia dhe nuk u përgjigj në telefon për tërë ditën [kur telefonova për të pyetur për këtë]”, theksoi artistja.

“Po çmendesha dhe më pas ai tha: “Po, i mora paratë sepse jam në Kaliforni duke marrë drogë për të shitur”.

Reperja e “Bodak Yellow” ka treguar se ka mbetur e “traumatizuar” nga ajo ngjarje.

Ajo tha gjithashtu se kjo e bëri të vendoste që të mos dilte më me “djem që ishin të thyer”.

Kur Yee e pyeti nëse ajo i mori ndonjëherë paratë, Cardi u përgjigj: “Më ktheu rreth 4000 dollarë apo 3900 euro”.

Ajo tani është në një romancë dashurie me reperin Offset, me të cilin kanë bashkë dy fëmijë.

Të njëjtit u martuan në një ceremoni intime në shtator të vitit 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version