Telegrafi

Cardi B vishet nga dizajnerja shqiptare, Lena Berisha për festën e ditëlindjes së 28-të

Reperja e popullarizuar amerikane, Cardi B, ditën e djeshme (e diel) ka festuar ditëlindjen në një festë madhështore në Las Vegas.

Ajo organizoi një festë luksoze me miqtë e saj, ndërkohë që në këtë eveniment nuk mungoi as bashkëshorti Offset, të cilit i kërkoi divorcin para një kohe.

Krahas gjithë kësaj, ajo që mori vëmendje të madhe ishte dukja glamuroze e yllit të “Bodak Yellow”.

Lena Berisha (Foto: Instagram)

Ajo për këtë mbrëmje të rëndësishme zgjodhi një fustan unik të stilistes nga Prizreni, Lena Berisha.

Lexo po ashtu Cardi B shkëmben puthje me ish-bashkëshortin Offset, pasi i dhuroi veturë luksoze për ditëlindjen e 28-të

Fustani i zgjedhur nga Belcalis Marlenis Almanzar (emri i vërtetë i Cardi B) është pjesë e koleksionit të fundit të kreatores së njohur, i cili u prezantua nga modelja Oriola Marashi.

Lena Berisha (Foto: Instagram)

Fotografitë tashmë janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një hap i rëndësishëm dhe mjaft i suksesshëm për stilisten.

Përveç me Cardi B, Lena ka bashkëpunuar edhe me yje të tjera ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Bebe Rexhën. /Telegrafi/

Lena Berisha (Foto: Instagram)