Cardi B ka treguar së fundmi se ka fituar peshë gjatë vetë-izolimit.
Ylli aktualisht është duke qëndruar në shtëpinë e saj të ëndrrave në Atlanta, Georgia, së bashku me vajzën e saj, Culture, 22 muajshe dhe bashkëshortin Offset.
Përmes një videoje të ndarë në Instagram, 27-vjeçarja zbuloi figurën e bujshme trupore në një palë bikini ndërsa fytyra e saj dukej më e plotë.
Cardi B – emri i vërtetë Belcalis Marlenis Almánzar – dukej fenomenale me fustanin neon që i vuri në pah kthesat trupore.
Reperja përfundoi pamjen me një parukë blu që e bëri të duket akoma më tërheqëse.
“Patjetër që kam fituar peshë në fytyrën time dhe në tërë trupin tim, por në fytyrën time”, ka thënë ajo.
Kjo erdhi pasi Cardi konfirmoi se shumë shpejt do të publikojë projektin e ri muzikor.
“Kënga ime do lansohet kur të humbas peshë. Kurrë”. “Jo, po vjen shumë shpejt ju betohem”, vazhdoi ajo.
Ndryshe, albumi debutues i Cardi B, “Invasion Of Privacy”, fitoi çmimin Grammy në vitin 2019 për albumin më të mirë në zhanrin rap. /Telegrafi/