Cardi B ka folur së fundmi rreth arsyes së përse vendosi të bashkohej sërish me partnerin e saj, Offset.
Reperja, e cila ndan dy fëmijë me anëtarin e “Migos”, bëri kërkesën për divorc nga reperi në shtator të vitit 2020, tri vite pasi u martuan.
Në një klip të ndarë me Entertainment Tonight nga intervista në “The Jason Lee Show”, krijuesja e hitit “WAP” reflektoi mbi romancën me Offset, emri i vërtetë i të cilit është, Kiari Cephus.
“Unë dhe Offset, nuk po shihnim njëri-tjetrin në sy”, tha 30-vjeçarja. “Kjo ndodhi në të njëjtin vit kur bëra kërkesën për divorc”.
“Unë do ta lë atë të flasë për këtë sepse gjëja kryesore që më shqetësonte vërtet – do ta lë ta thotë atë”, vazhdoi ajo. “Dua që ai ta thotë sepse ndihem sikur kjo është me të vërtetë pjesë e historisë së tij”.
Cardi, emri i vërtetë Belcalis Almanzar, këmbënguli se burri i saj ndryshoi sjellje dhe se marrëdhënia e çiftit tani është më e fortë se kurrë.
“Gjëja kryesore që doja që ai të ndalonte, ai ndaloi dhe ndryshoi, dhe më tregoi se donte të ndryshonte për mua”, shtoi ajo.
Cardi paraqiti për herë të parë divorcin në shtator të vitit 2020.
Çifti u martuan në vitin 2017 dhe mirëpritën vajzën e tyre, Kulture Kiari Cephus, një vit më vonë. /Telegrafi/