Reperja 28-vjeçare u dha fansave një tjetër paraqitje të shkurtër të koleksionit të saj të lakmuar të çantave në Instagram të martën, duke shpërndarë koleksionin e saj mbresëlënës të çantave Hermès.
Duket se numri i saj i çantave të shtrenjta është rritur që kur ajo i shfaqi ato për herë të parë në vitin 2020.
Ndërsa vitin e kaluar ajo shfaqi koleksionin masiv brenda dollapit të saj, këtë herë ajo vendosi çantat e shtrenjta në tokë.
“Çdo ditë me parukë të re dhe flokë të rinj”, shkroi ylli shtatzënë ndër të tjera në një seri fotografish të postuara. Me kaq shumë opsione, Cardi B duhet ta ketë pasur të vështirë të vendoste se cilën çantë do të shoqërohej me veshjen e saj tërheqëse. Ajo përfundoi duke zgjedhur çantën e saj Birkin Cargo, për të cilën ajo shpenzoi deri në 240 mijë dollarë për ta blerë në muajin shkurt pasi “kërkoi në botë” për modelin e rrallë me shumë xhepa.
Megjithëse fituesja e Grammy është e njohur për numrin e saj të çantave të Hermès – dhe shpesh i kombinon ato me ngjyrën e flokëve – shumë ndjekës mbetën ende të shtangur nga ajo mori çantash, me disa duke shkruar, “Për sa çanta keni nevojë?”.
Të tjerët u befasuan nga çmimi i koleksionit, “Disa shtëpi në çanta!!”, dhe një tjetër duke thënë: “Nuk kam kushte ta shoh këtë fotografi”. /Telegrafi/