Site icon Telegrafi

Cardi B tregon barkun e rumbullakosur e veshur me një kostum plot ngjyra

Reperja 28 vjeçe, u pa duke kërkuar shtëpi me burrin Offset në New Jersey gjatë fundjavës, e veshur me një kostum plot me ngjyra nga Emilio Pucci që shfaqte barkun e saj të rumbullakosur.

Kostumi i saj i kaltër dhe i gjelbër aktualisht është shitur, por ju mund të kapni të njëjtin stil në ngjyra të tjera, të frymëzuar në mënyrë të ngjashme nga pëlhurat ikonike të markës italiane të viteve ’60.

Cardi e shoqëroi kostumin e saj me sandale Miu Miu në fotot e postuara në rrjete sociale, por i ndërroi me pantofla të rehatshme gjatë kërkimit të shtëpisë.

Fituesja e Grammy ka përqafuar stilet e shkëlqyera ndërsa është në pritje të fëmijës së saj të dytë, teksa edhe shtatzëninë e bëri publike e veshur me Dolce&Gabbana.

Kostumet nuk janë e vetmja mënyrë që reperja po tregon barkun e saj, që kur njoftoi lajmin e saj të shtatzënisë, ajo gjithashtu ka modeluar fustane të tejdukshëm dhe bikini. /Telegrafi/

Exit mobile version