Telegrafi

Cardi B thotë se u takua me Offset vetëm për seks

Ishte fotografuar me bashkëshortin e saj pasi u tha se janë ndarë.

Por, Cardi B ka hedhur poshtë një ribashkim të mundshëm të saj.

Të shtunën ajo ka sqaruar fotografinë ku ishte kapur duke u kënaqur me Offset.

Ajo në Instagram u pyet se pse ishte në Porto Riko me Offset, e ajo ka dhënë sqarim të shkurtër.

“Më është dashur të bëj seks. Kaq”, u shpreh Cardi.

Ajo e arsyetoi nevojën për marrëdhënie seksuale.

“Unë ndihem një lavire e ringjallur. Unë ndihem më e fortë se kurrë, si një femër e re”, theksoi ajo.

Teksa ata vërtet nuk u ribashkuan sërish, Offset ksihte shprehur kohë më parë dëshirën për të kaluar pushimet dhe gjithë jetën me reperen. /Telegrafi/